Gjirokastër, sekuestrohet hashash, dy në pranga

03/05/2013 00:00

Një sasi prej 65 kilogramë hashashi është kapur e fshehur në një
ngarkesë me qepë dhe mollë korçe në një furgon me targa të Korcës.

Policia e Gjirokastres konstatoi se rreth ores 1 të mëngjesit një automjet furgon me targa Korce hyri dhe doli nga fshati Lazarat dhe u nis me shpejtesi ne aksin Gjirokaster-Sarandë.

Ne segmentin Kordhoce Dervicia, ne vendin e quajtur gropa e gelqeres eshte bere ndalimi nga ana e policise dhe u arrestuan dy personat qe ndodheshin ne mjet, shtetasit, Jetnor Vreshtulla i datelindjes 1980 i shoqeruar nga Besnik Kosturi i datelindjes 1969, te dy banues ne qytetin e Korces. Sipas policise droga ishte blere ne Lazarat per t’u derguar me pas nga Saranda per ne Greqi.

Top Channel