19:30 Lajmet e Moti
20:10 Serial "Nikita"
Programi i plote
PUBLICITET
“Bursa” e apartamenteve në Tiranë
06/05/2013

“Bursa” e apartamenteve në Tiranë
Gjetja e një apartamenti për banorët e kryeqytetit, por jo vetëm, është një makth i vërtetë.

Çmimet variojnë nga njëra zonë në tjetrën, sipas vendndodhjes dhe statusit ligjor të banesës, ndërsa ajo që vihet re është se shumica e çifteve të reja, apo edhe familjeve që preferojnë të jetojnë në Tiranë, blejnë apartamente në periferi, pasi çmimet brenda Unazës, apo rreth saj, janë shumë të kripura.

Sipas një vëzhgimi, familjet preferojnë që t’i blejnë banesat pranë të afërmve të tyre. Nëse kanë babanë, vjehrrin, motrat, vëllezërit, apo edhe kushërinjtë e tjerë në zonën pranë Shkollës së Bashkuar, preferenca e parë e tyre, për nga çmimi, është në zonën e “Freskut”. Në këtë zonë, çmimet janë të ndryshme, për shkak edhe të infrastrukturës, apo edhe largësisë. Sipas vëzhgimit, çmimet variojnë nga 400-600 euro për metër katror. Megjithatë ka edhe ndryshime për shkak të certifikatës së pronësisë (hipotekës) së apartamentit. Nëse e disponon, atëherë çmimi rritet me rreth 100 euro m².

Ndërkohë, çmime të “përshtatshme” gjenden edhe në zonën e “Astirit”, pranë Unazës së Madhe. Problemi është se nuk ka infrastrukturë të brendshme, mungojnë rrugë dhe trotuare, furnizimi me ujë nuk është i rregullt, por edhe kur ndodh është i turbullt (pisët), sikurse ka kufizime të energjisë. Në dimër ka shumë baltë dhe në verë shumë pluhur. Çmimet në këtë zonë variojnë nga 450-650 euro. Por, një nga problemet është edhe mungesa e hipotekës për shumë pallate, të cilat nuk kanë përmbushur kushtet minimale për ta marrë. Ato nuk kanë respektuar distancat, madje edhe punimet lënë shumë për të dëshiruar.

Zona të “përballueshme” janë edhe Yzberishti, Kashari, “Casa Italia” apo edhe “Misto Mame”. Çmimet janë të njëjta me “Astirin” dhe “Freskun”, pra mund të gjenden apartamente nga 400-600 euro për metër katrorë. Kjo luhatje vjen edhe nga vendosja e apartamentit, në diell apo në hije, me pamje të mirë, apo të “mbuluar” nga pallatet. Megjithatë, në negociata çmimet mund të ulen deri në 20 për qind. Kostoja lidhet me fazën e ndërtimit, nëse është në themel mund ta gjesh edhe 350 euro metri katror, gjithnjë në zonat e periferisë së Tiranës, sikurse mund të përfitosh ulje në rast se i paguan të gjithë shumën në një dorë.

Ndërkohë, kohët e fundit ka pasur interesim për të blerë apartamente në zonën e “Don Boskos”. Infrastruktura dhe afërsia me qendrën e Tiranës e kanë bërë të preferuar nga shumë familje. Çmimet janë nga 650-850 euro metri katror. Me të njëjtin çmim mund të gjenden apartamente edhe në zonën afër Kopshtit Botanik e Zoologjik, madje edhe te Liqeni. Zonat e tjera, brenda Unazës, janë shumë të larta, ndërsa variojnë nga 700-1500 euro metri katror. Por, ka edhe mundësi me pallatet e vjetra, ku mund të gjenden apartamente edhe me 600 euro metri katror.

Si përfundim, zona e ish-Bllokut, pranë Radio-Televizionit, stadiumi “Qemal Stafa” apo dhe pranë Gardës/liqeni, konsiderohen më të “nxehta” për shkak të çmimeve, të cilat variojnë 1800-2000 euro. Aktualisht, një pallat pranë liqenit artificial po e shet metrin katror për 2500 euro.

Gazeta "Shqip"

/ Top Channel







Më shumë nga ekonomia
CEZ falimentoi sistemin energjitik
Pas rreth 4 vitesh nën administrimin e tyre, çekët e CEZ e lanë kompaninë e Shpërndarjes së energjisë elektrike me vlerë negative tregu.
18,7 mld lekë më shumë në buxhet
Qeveria raportoi se të ardhurat në buxhetin e shtetit u rritën në gjysmën e parë të vitit me 18,7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Reformimi shpëton pensionet nga kolapsi
Qeveria thotë se reforma e re, që ka propozuar për pensionet, shmang përfundimisht falimentimin e sistemit dhe rikthen qëndrueshmërinë e skemës.
BSH: Rritet optimizmi i biznesit
Banka e Shqipërisë deklaron se optimizmi në ekonomi shënoi rritje të fortë në tre-mujorin e dytë të këtij viti si tek bizneset ashtu dhe tek konsumatorët në të gjitha segmentet e tregut.
FMN: Ekonomia po ringrihet
Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se ekonomia shqiptare mund ta ketë kaluar pikën më të ulët të krizës në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.


Lajmet kryesore

“Bursa” e apartamenteve në Tiranë Supervjedhja në bankën e shtetit
Punonjësit e “magazinës” së parave stok zhdukin në disa vjet 600 milionë lekë
Dule në Athinë, takon Venizelos
Shtyhet votimi për ligjin e KLD-së
Drejtësia, PD thërret Arvizun
Tregtarët protestojnë para Kuvendit
Trajnimi për kontrollin e sëmundshmërisë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Ukraina, Kriza Financiare, Integrimi, Drejtësia
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.