Lesi: Berisha shkeli marrëveshjen

07/05/2013 00:00

I mbetur jashtë listave të Partisë Demokratike, Nikolle Lesi, kryetari i
Partisë Lidhja Demokristiane akuzoi Berishen se ka shkelur
marreveshjen. Ai kritikoi listen e demokrateve duke e quajtur nje liste
paniku dhe jo fitoreje.

“Partia Demokratike e ka shkelur marrëveshjen në mënyrë të njëanshme mos them të pabesë me LDK-në, pasi marrëveshja e firmosur ka qenë me një kusht të tillë që asnjë nga kryetarët e partive të vogla të koalicionit me Berishën, nuk do të ishin në listën e Partisë Demokratike. Më duket jo si një listë fitoreje, por si një listë paniku. Anija jonë qeveritare po fut ujë dhe po krijon edhe një panik të simpatizantët tanë. Të futesh në listën e PD-së, ose duhet të kesh qenë parti me 21 janar në grusht shteti, siç tha Berisha, ose të bësh një Gërdec me të vrarë dhe të plagosur dhe qindra të plagosur ose të kthehesh si Xhuveli. Do të mundohem ditë për ditë të bind votuesit e mi të qarkut të Tiranës të votojnë për mua dhe nëse do të jem deputet votat nuk do të jenë as të Berishës as të Ramës, por do të jenë të qytetarëvë të Tiranës”, tha Lesi.

Top Channel