12:23 "Shqip" R
14:00 TN "Guximi i nje gruaje"
Programi i plote
PUBLICITET
Lindja e Mesme drejt shkretimit
08/05/2013

Lindja e Mesme drejt shkretimit
Instituti Amerikan i Gjeofizikës ka lëshuar alarmin për katastrofë hidrike në Lindjen e Mesme. Në një studim disa vjeçar, ky institut thotë se rezervat hidrike në vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht në Iran, Irak, Siri dhe Turqi po pakësohen me shpejtësi të llahtarshme.

Rezultati i kërkimit u publikua në revistën shkencore të Institutit Amerikan të Gjeofizikës, “Water Resources Research”. Raporti thotë se keqmenaxhimi i burimeve ujore, rritja  kërkesës për të dhe thatësirat, sidomos ajo vitit 2007, kanë pakësuar rezervat hidrike të barazvlefshme në metër kub me sasinë e ujit që ka Deti i Vdekur.

Studiuesit amerikanë thanë se sasi e ujit që rrjedh në lumenjtë Tigër dhe Eufrat në Irak, Iran, Siri dhe Turqi është zvogëluar me rreth 144 milionë kilometër kub.

Faktorët e këtij ndryshimi që mund të rezultojë katastrofik në ekosistemin e gjithë Lindjes së Mesme, sipas studiuesve amerikanë, janë kryesisht dy; e para prishja e rrjedhës natyrore të lumenjve dhe burimeve të tjera ujore dhe ulja drastike e reshjeve, sidomos të dëborës.

Në studim janë përfshirë të dhëna të grumbulluara që nga viti 2003.


/ Top Channel









Lajmet kryesore

Lindja e Mesme drejt shkretimit
Si u zgjidh marrëveshja me CEZ
Gjiknuri dhe Cani: Në arbitrazh asnjë shans. Kostoja 90 mln euro
PD mban tryezën e ekonomisë
Valë bombardimesh në Gaza
SHBA: Rusia shkeli Traktatin e raketave
Vlorë, digjet makina e gazetarit
Shkodër, atentat me armë zjarri
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Ukraina, Turizmi, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Vjedhja e Bankës, Energjia, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.