Grekët mbajnë ‘peng’ emigrantët

08/05/2013 00:00

Largimi i menjëhershëm i emigrantëve, të cilët kremtuan në vend festën e
Pashkës ka bërë që të regjistrohen probleme të vazhdueshme në pikën e
kalimit kufitar të Kapshticës.

Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë pala greke ka paralizuar punën duke i lënë emigrantë të qëndrojnë në radhe kilometrike për thuajse gjithë natën. Prej mesditës së te martes dhe gjithë natën rradha e automjeteve ka qenë te pakten 3 kilometra e gjatë.

Pala greke fillimisht ka pretenduar se për dy orë sitemi TIMS është prishur dhe më tej nuk ka marrë asnjë masë për të shtuar numrin e sporteleve pavarësisht fluksit. Për me shume se 24 orë, pala greke ka punuar me vetëm një sportel dhe me ritme tepër të ngadalta, duke bllokuar kështu kalimin e emigrantëve shqiptarë, ndërkohë që te marten ka qenë edhe afati i fundit për të lejuar kalimin e fëmijëve të cilët kanë probleme me toponimet në pasaporta. Kjo ka sjelle reagime te ngarkuara me nervozizëm nga ana e shqiptareve. Ata kane perdorur fyerjet ndaj bllokimit dhe menyres se trajtimit ndaj tyre duke mbajtur takuar borite e makinave.

Kjo histori ne kufi ka ndodhur pothajse sa here qe shqiptaret vine oper te kaluar festat e tyre ne artdhe me familjaret.Sipas të dhënave të fundit, përmes kësaj pike doganore ditën e martë deri në mbrëmje, kanë mundur të kalojnë  kufirin 4 mije e 934 qytetarë me 1 mije e 72 mjete.

Top Channel