Konferencë ndërkombëtare për Sirinë

08/05/2013 00:00

Pavarësisht se marrëdheniet mes SHBA-së dhe Rusisë nuk janë të njëjtat,
me dallimet e thella mbi Sirinë, të dy vendet pranuan të organizojnë së
bashku një konference për t’i gjetur një zgjidhje politike konfliktit që
vazhdon prej marsit të vitit 2011.

“Ne ramë dakort si më poshtë: Rusia dhe SHBA do të inkurajojnë si qeverinë siriane dhe grupet e opozitës me qëllimin për të gjetur një zgjidhje politike. Gjithashtu ramë dakort për të vepruar sa më shpejt të jetë e mundur, edhe në fund të këtij muaji për të organizuar së bashku një konferencë ndërkombëtare që do të pasojë atë të Gjenevës që u zhvillua në Qershor vitin e kaluar në Gjenevë”, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Është e pamundur për mua të kuptoj se si Siria mund te qeveriset në të ardhmen nga një njeri që –sic e dini- ka kryer gjëra që kanë ndodhur. Por nuk do të vendos sot dhe as në fund. Sepse deklarata e Gjenevës thotë se qeveria duhet të zgjidhet me konsensus nga palët. Cilët janë palët? Palët janë rregjimi aktual dhe opozita”, tha John Kerry, Sekretar Amerikan i Shtetit.

Synimi i kësaj konference do te jete; te bindte qeverinë dhe opoziten siriane te pranojë zgjidhjen e mbeshtetur në elementet thelbesor te komunikates perfundimtare te Gjeneves qe u leshua me 30 qershor 2012,pas takimit të Grupit të Veprimit për Sirinë.

Ky dokument bën thirrje për ndaljen e dhunes dhe krijimin e një qeverie tranzicioni qe do te perfshije zyrtaret nen rregjimin e Assadit dhe anetaret e opozites. Lavrov-i vleresoi qeverine siriane per vullnetin per te diskutuar mbi tranzicionin politik por kritikoi opoziten, e cila, sipas tij, nuk ka thene nje fjale te vetme qe do te deshmonte angazhimin e saj.Kerri pati një bisede të gjatë me Presidentin rus, Vladimir Putin- të hënën- në vizitën e tij të parë në Moskë, prej marrjes së detyres si sekretar i Shtetit.

Ai i tha kreut te Kremlinit se dy vendet ndajne “disa interesa të përbashkët shumë domethenes për Sirinë, përfshire stabilitetin në rajon dhe për të mos lejuar ekstremistet te krijojne probleme. Pas vizitës në Rusi, Kerri do të udhetojë në Romë për t’u takuar me zyrtarët italiane, izraelite dhe jordaneze ku do te diskutohet për Lindjen e Mesme si dhe procesin e paqes mes palestinezve dhe izraeliteve.

Top Channel