05:35 "Pasdite ne TCH"
Programi i plote
PUBLICITET
Bankat nxjerrin paratë jashtë
08/05/2013

Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se fondet që bankat shqiptare kanë investuar jashtë shtetit arritën në fund të vitit të kaluar rekordin historik 2.5 miliardë dollarë. Kjo është sa 27 për qind e të gjithë depozitave që shqiptarët kanë vendosur në banka.

Të dhënat tregojnë se krahasuar me një vit më parë, investimet e bankave jashtë janë rritur me mbi 36.3 për qind ose në vlerë rreth 700 milionë dollarë. Bankat kanë likuidet të bollshëm. Vetëm në dy vitet e fundit depozitat në sistem janë rritur me gati 1.5 miliardë dollarë.

Por kursimet e shqiptarëve nuk janë kanalizuar si kredi për të gjallëruar ekonominë, por bankat i kanë investuar ato jashtë. Tre vjet më parë, pjesa e depozitave e rishpërndarë në kredi ishte gati 70 përqind. Në fund të vitit të kaluar shifra ra 58.6 për qind.

Tkurrja është edhe më e fortë në valutë ku raporti kredi përmbi depozita ka rënë nga 110 për qind në 75 për qind. Kjo në një kohë kur Banka Botërore e klasifikon shqipërinë si vendin me ndërmjetësimin më të ulët financiar në rajon, pasi në vendet e tjera pjesa e depozitave që janë shpërndarë si kredi varion nga 90 deri në 120 për qind.

Për të zgjidhur këtë ngërç, pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë miratoi një masë, që i klasifikonte investimet e bankave jashtë me koeficent maksimal rreziku, duke i detyruar ato të që për çdo fond që investojnë jashtë të mbajnë fonde të papërdorura rezervë. Bankat reaguan menjëherë duke e kundërshtuar masën.

Në një deklaratë për mediat ato e quajnë atë si të panevojshme duke pretenduar se janë të detyruara t'i nxjerrin paratë jashtë për shkak se nuk ka kërkesë për kredi në vend. Por për disa ekspertë nga Banka Qendrore kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi ngërci i kredisë nuk është pasojë vetëm e kërkesës së ulët, por edhe  shtrëngimit të kushteve nga vetë bankat. Përtej arsyeve, tashmë sistemi financiar ka hyrë në një qerthull që po thellon më shumë krizën e ekonomisë shqiptare.

Qytetarët hezitojnë të shpenzojnë dhe kanë rritur kursimet në banka. Por paratë, të cilat duhet të kanalizoheshin si kredi për të financuar biznesin dhe investimet fluturojnë jashtë. Ndërkaq rritja ekonomike që në vitet e krizës ishte tkurrur në rreth 3 për qind, vitin e kaluar ra në 1.6 për qind.  


/ Top Channel







Më shumë nga ekonomia
BSH: Gjallërohet kredidhënia
Banka e Shqipërisë thotë se, pas më shumë se dy vitesh krizë, kredia për ekonominë shfaqi sinjale gjallërimi në tremujorin e dytë të këtij viti.
Gjiknuri: Presion për çmimin e energjisë
Ministri i Energjitikës, Damian Gjinkuri pranoi se qeveria është nën presion nga ndërkombëtarët për të rritur çmimin e energjisë elektrike.
Mbështetja e prodhimit bujqësor
Sipas qeverisë, skema e re e subvencioneve në bujqësi që mbështet në masën 15% produktin përfundimtar pas dorëzimit në pikat e grumbullimit, synon formalizimin e sektorit dhe krijimin e fermave të përbashkëta.
Mbështetja e agro-përpunimit
Nga 14 mijë aplikime, 1700 është numri i fermerëve, që kanë përfituar nga fondi i qeverisë për subvencionet në bujqësi, e që në total kap shifrën e 1,7 mld lekëve.
HEC-et, fillon anulimi për 30 leje
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka firmosur anulimin e konçesionit për 30 hidrocentrale të tjera, në të cilat janë konstatuar mangësi ligjore dhe mosrespektim i kontratave.


Lajmet kryesore

Bankat nxjerrin paratë jashtë
Arrestohen 5 punonjës të BSH
Operacioni i policisë për grabitjen, gjykata ka lëshuar 6 fletëarreste
Kuvendi miraton reformën territoriale
Miratohet ligji për Policinë e Shtetit
Cameron “kap” emigrantët shqiptarë
Axhenda e vizitës së Papës në Shqipëri
PD: Ndërkombëtarët të hapin sytë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Ukraina, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Tragjedia ajrore, Energjia, Kriza Financiare, Turizmi, Reformat, Arsimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.