Karzai, 9 baza trupave amerikane

09/05/2013 22:05

Qeveria afgane mund t’iu lejojë trupave amerikane që të mbajnë nëntë baza pasi forcat e NATO-s të tërhiqen vitin e ardhshëm. Deklarata është bërë nga presidenti Hamid Karzai.

“Ne jemi dakord t’u japim atyre bazat, por në këmbim kam kërkuar garanci sigurie dhe ekonomike”, ka deklaruar presidenti afgan.

Detajet e paktit të sigurisë nuk janë publikuar ende. Shtetet e Bashkuara nuk dhanë hollësi, por thanë se nuk kërkojnë baza ushtarake të përhershme.

Të dyja palët janë të prirura të arrijnë një marrëveshje së shpejti, me bisedime që zgjasin prej disa muajsh. Mediat amerikane sugjerojnë se SHBA duan që marrëveshja të firmoset përpara samitit të NATO-s që është parashikuar të mbahet nga mesi i vitit.

Zoti Karzai ka thënë gjithashtu se shpreson që të ketë një “pasardhës të fortë” në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, kur ai do të tërhiqet.

“Nëse pasardhësi im nuk do të jetë një president më i mirë, atëherë proçeset e nisura gjatë mandatit tim do të mbeten përgjysmë”, ka thënë Karzai.

Lideri afgan e ka bërë këtë deklaratë në një ceremoni që ka shënuar 80-vjetorin e themelimit të Universitetit të Kabulit.

“Ata duan nëntë baza në Kabul, Bagram, Mazar, Xhalalabad, Gardez, Kandahar, Helmand, Shindand dhe Herat. Mendoj se prania e tyre përtej 2014-ës dhe marrëdhëniet tona me ta janë në interes të Afganistanit”, ka shtuar Karzai.

Top Channel