Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në një protestë mbarëpopullore, por me pak qytetarë, kërkuan lirimin e të burgosurve të kësaj zone që janë dënuar nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd.

Me parulla në duar, ata kanë kërkuar edhe demilitarizimin e zonës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Politikanët e Luginës së Preshevës kërkuan që shqiptarët të mos harrohen dhe të përfshihen në bisedime.

Ata premtuan angazhim, ndonëse në Beograd duket se askujt nuk i intereson shumë për protestat shqiptare.

Shqiptarët në Preshevë, edhe pse kanë pritur që të zgjidhen problemet e tyre dhe kanë qenë peng i politikave Kosovë-Serbi, në bisedime askush nuk i ka përmendur.

Top Channel