Exit Pollet në zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë i japin një epërsi
të lehtë partisë së qendrës së djathtë Gerb të ish-Kryeministrit Boiko
Borisov kundrejt rivalëve të saj socialistë.

Pas numerimit te gati 70% te votave, Gerb rezulton te kete siguruar 31,4% te tyre, ndersa Partia Socialiste 27,4%. Borisov megjithate nuk arriti te siguroje nje shumice te paster ne Parlament, çka e detyron te krijoje nje qeveri koalicioni dhe sipas vezhguesve, nuk do ta kete te lehte.

“Veshtire te thuhet sesi do te shkoje. ndoshta s`do te kete fare Qeveri te re; ky eshte mbase parashikimi me i sakte qe mund te behet keto dite sepse diferenca e votave eshte shume e ngushte, mes dy partive kryesore sigurisht qe s’do te kete koalicion. Pra, nuk eshte e lehte te thuash se çfarë do te ndodhe”, thotë Yana Nikolova, nga ‘NOVA TV Bulgaria’.

Raportet per parregullsi nuk munguan. Disa ore para fillimit të votimit, u zhvillua një kontroll në një shtypshkronjë, ku u gjetën dhe sekuestruan 350 mijë fletëvotime të shtypura ilegalisht. Mungesa e nje shumice te qarte ka ngritur shqetësime për paqëndrueshmëri politike dhe ekonomike në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Zbehjen e besimit te bullgareve tek kasta e tyre politike e deshmoi apatia e perhapur e votuesve dhe niveli i pjesemarrjes qe nuk kaloi 50 perqindeshin. Qeveria e Borisovit dha doreheqjen per shkak te protestave te dhunshme ne muajin shkurt, pasoje e pakenaqesise se bullgareve ndaj kushteve te renduara ekonomike dhe faturave teper te larta te energjise.  

Top Channel