Muxhahedinët iranianë në Shqipëri

17/05/2013 00:00

Muxhahedinët janë sistemuar në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në
Shqipëri. 14 prej tyre nga 210 që priten në total në dy muajt e fundit
kanë zbritur në Tiranë të enjten dhe janë marre në ruajtje nga shteti
shqiptar.

Fillimisht per nje periudhe disa javore, muxhahedinet do te qendrojne ne qendren e Babrruse, derisa t’u sigurohen apartamentet ne kryeqytet. Deshira per te jetuar ne shtetin shqiptar me pas do te jete e tyre, nese mund te integrohen ne shoqeri.

Ne baze te marrëveshjeve nderkombetare dhe konventave ne fuqi, ata kane te drejte te aplikojne ne shtete të tjera per azil politik. Ata gezojne statusin e refugjatit ne Shqiperi, pasi vijne nepermjet UNHCR-se, pas kerkeses se qeverise amerikane. Akomodimi i tyre ne vend do te behet nen mbikëqyrje te plote te forcave te sigurise, kjo edhe per shkak te problematikes qe bartin me vete dhe ekspozimit nga ndonje hakmarrje e mundshme.

Burimet e Ministrisë se Brendshme bejne te ditur se kur te jetojne jashte qendres se azilit, do te jene te ruajtuar brenda nje sistematike te vecante sigurie. Muxhahedinet vine ne vendin tone, ne zbatim te nje marrëveshjeje per strehim, nga kampi Ashraf i Irakut, e qe eshte nje pergjigje e Qeverise shqiptare ndaj kerkeses se Qeverise se Shteteve të Bashkuara te Amerikes. Ne baze te marreveshjes do te vijoje mberritja e refugjatëve të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personave.

Refugjatet jane anetare te organizates MEK, e cila eshte opozitare e Qeverise iraniane, e cila ka qene ne listen e organizatatve terroriste deri kater vjet me pare. Aktualisht aktivistet e jane strehuar ne nje baze ne Irak dhe sipas Shteteve te Bashkuara nuk jane te sigurte. Organizata ka mbi nje mine anetare qe duhet te strehohen ne vende te tjera dhe shqiperia ka rene dakord te pranoje 210 prej tyre.

Top Channel