“U largova për t’i shpëtuar persekutimit”, Flavio Bolsonaro zbulon se si u arratis nga Brazili pas humbjes në zgjedhje, tregon edhe bisedën me të atin Shifrat alarmante, që dalin nga një sondazh me 150 deputetë britanik, nxjerrin në pah një problem të vjetër në ambjentet e Parlamentit britanik, pikërisht konsumimin e alkoolit në baret dhe restorantet e Parlamentit, ku 13 mijë persona kanë leje të posaçme për të hyrë në ambjentet e tij, përfshi deputetë, Lordë dhe stafet e tyre.
26 përqind e deputetëve të anketuar mendojnë se egziston një kulturë “jo e shëndetshme” në radhët e deputetëve, të cilët pijnë alkool në ambjentet e Parlamentit, ku pijet alkoolike janë të subvencionuara nga shteti dhe me çmime të ulta.
Organizata e bamirësisë, “Alcohol Concern”, që ka kryer sondazhin, thekson se “nëse një e katërta e punonjësve do të shprehnin shqetësim për konsumimin e alkoolit në çdo ambjent pune, në parim drejtuesit do duhet të ndërmarrin veprime për një fenomen të tillë. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Parlamenti britanik”, thekson drejtuesi i saj.
Vetëm gjatë vitit 2011, nëpër nëntë baret e Parlamentit britanik u shpenzuan më shumë se 1,3 milionë stërlina vetëm për alkool.
Në fillim të këtij viti, një deputet laburist u ndalua nga blerja e alkoolit në baret e Parlamentit, pas një përleshjeje fizike me një koleg konservator dhe u dënua nga gjykatat për këtë vepër penale. Më pas, ai dha dorëheqjen nga Partia Laburiste.
Top Channel