Oklahoma, të paktën 24 të vdekur nga tornado

21/05/2013 00:00

Të paktën 24 persona kanë mbetur viktima të hënën, kur një tornado e fuqishme ka goditur një zonë në periferi të Oklahoma City-t, duke shkëputur çatitë e ndërtesave, rrafshuar shtëpitë, si dhe duke i hapur një rrugë të gjerë shkatërrimit, shkalla e të cilit sapo ka nisur të qartësohet.

Trupat e viktimave janë dërguar në zyrën e shefit të mjekësisë ligjore të Oklahoma-s, tha zëdhënësja e kësaj zyre, Amy Elliott, për CNN, duke konfirmuar të vdekurit e parë të tornados. Autoritetet kanë bërë një përllogaritje të numrit të të plagosurve, bazuar te njoftimet e mjekësisë ligjore.

Pas qetësimit të furisë shkatërruese ndaj dëgjimit, të kësaj stuhie vrasëse, të mbijetuarit dolën nga vendstrehimet për të parë një vizion apokaliptik, mbetjet e makinave të përmbysura dhe të stivuara mbi njëra-tjetrën, duke bërë që një vendparkimi të dukej si një varrezë makinash të vjetra.

Vetëtima e flakë portokalli, të shoqëruara edhe me bubullima, vazhduan ende, teksa shiu shoqëronte ngjarjen tragjike pa pushim. Mes viktimave janë edhe një foshnjë 3-mujorshe dhe një fëmijë 4-vjeçar. Ndërkohë që 240 persona të tjerë janë plagosur dhe gjenden në spitale për ndihmën e shpejtë.

Të paktën një shkollë ka qenë në perimetrin shkatërrues të tornados, në Moore të Oklahoma-s. Një reporter i CNN dhe bashkëpunëtor i KFOR-it, tha se ekipet e shpëtimit po kërkonin për studentë të zënë nën rrënoja, në shkollën fillore “Plaza Towers”. Nuk ka asnjë raportim paraprak në lidhje me kushtet e fëmijëve, por ekipet e kërkimit hynë me nxitim në vendngjarje, për të filluar kërkimin tepër të kujdesshëm.

Mendohet të kenë qenë 75 studentë dhe stafi i shkollës, kur stuhia nisi të godiste zonën. “Frika jonë më e madhe është duke marrë formë këtë mbasdite”, tha Bill Bunting për CNN, menjëherë pas goditjes së tornados, nga Qendra e Parashikimit të Stuhive, në Administratën Kombëtare Oqeanike e Atmosferike (NOAA’s SPC).

Top Channel