Ambasadat amerikane dhe britanike në Sarajevë i kërkuan të martën zyrtarëve boshnjakë që të ftohin marrëdhëniet me Iranin, duke theksuar se ardhmja e vendit është në Europë e jo në Teheran.

Sipas “Zagreb Evening Gazette”, Uashingtoni ka humbur durimin me Bosnjen, duke i adresuar instantancave më të larta qeveritare këtë paralajmërim aspak diplomatik.

E përditshmja kroate citonte një burim brenda Departamentit Amerikan të Shtetit në artikullin e saj.

Tërbimi amerikan duket se u provokua nga fakti i miratimit të 200 vizave për sipërmarrësit iranianë në Bosnje.

Midis këtyre sipërmarrësve, figuronte edhe një person i dyshuar për terrorizëm dhe organizimin e sulmeve vdekjeprurëse ndaj shtetasve izraelitë në Tajlandë, Gjeorgji dhe Indi.

Ndërkohë, burimi konfirmoi se në Bosnje ndodhen 3 mijë terroristë potencialë islamikë, ndërsa disa qindra të tjerë në Ballkan shpërndahen midis Kosovës, Sanxhakut dhe Maqedonisë.

Njëkohësisht, sipas DASH-it, Bosnja është i vetmi shtet europian që ka sponsorizuar radikalizmin islam, që në nivelet e larta të qeverisjes.

Top Channel