10:27 TN "Guximi i nje gruaje"
11:27 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Kompania gjermane punëson autikët për “IT”
21/05/2013 17:50

Kompania gjermane punëson autikët për “IT”
Nje femije i prekur nga autizmi, foto arkive
Qindra të sëmurë me autizëm do të rekrutohen nga një kompani gjermane e ndërtimit të “software”, për t’u trajnuar si ekspertë “IT”.

Ndonëse të prekur nga një çrregullim mendor që në përgjithësi i bën të sëmurët autikë të refuzojnë për arsye të pashpjegueshme plotësisht që të hyjnë në kontakt me botën që i rrethon, autikët kanë një koefiçent zgjuarsie në shumicën e rasteve mbi nivelin mesatar të zakonshëm.

”SAP” synon që t’i ofrojë 500 vende pune të prekurve nga autizmi, për të shfrytëzuar inteligjencën dhe “aftësinëe tyre për të menduar ndryshe”.

Në total, firma punëson 65 mijë persona në të gjithë botën dhe autistët pritet të përbëjnë 1% të forcës punëtore deri në 2020-n.

Rekrutimet do të nisin këtë vit në Gjermani, Kanada dhe SHBA, nën asistencën e specialistëve danezë, që do të piketojnë në mënyrë më të detajuar aftësitë e kandidatëve.

Kjo nismë e “SAP”-it përbën gjithashtu një hap të rëndësishëm, drejt sensibilizimit të opinionit publik, për aftësitë, shpesh të panjohura e të paragjykuara, të autistëve.
/ Top Channel











Lajmet kryesore

Kompania gjermane punëson autikët për “IT” Shqipëria armë për kurdët
Pentagoni: I bashkohet SHBA dhe 7 vende të tjera për operacionet në Irak
Përfundon protesta e ndërtuesve të HEC-it
Greqi, interpelanca për Territorialen
"Fullani, informacion të pjesshëm"
Tepelenë, asgjesohen 300 rrënjë kanabis
Kodheli takon pilotët e Forcave Ajrore
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Aksioni anti-droge, Aksidente rrugore, Lindja e Mesme
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.