22:30 Lajme e Moti
23:05 "Summer Fest 2014: Prishtina" R
Programi i plote
PUBLICITET
Shkëndija në finalen e Kupës
21/05/2013

Pas suksesit në vitin 2011 kur doli në krye të kampionatit maqedonas të futbollit, skuadra  shqiptare Shkëndija nga Tetova, tani është në kërkim të trofeut të Kupës së Maqedonisë.

Të mërkurën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, Shkëndija do të luaj në finale me skuadrën maqedonase Teteks. Meqë finalja zhvillohet mes dy skuadrave rivale nga Tetova, njëra shqiptare dhe tjetra maqedonase, pritet një atmosferë e zjarrtë në shkallët e stadiumit.

Kryesitë dhe lojtarët e dy skuadrave gjatë një konference të përbashkët për shtyp, kanë bërë thirrje për tifozëri korrekte dhe pa provokime në baza entike.

“Jemi dy ekipe nga po i njëjti qytet dhe sekrete mes nesh nuk ka. Le të fitojë më i miri. Krahas asaj se jemi favorit të vegjël, jam i mendimit se këtë do ta mbyllë vetëm një moment. Shpresoj që ne do të jemi ata të cilët në fund do të festojmë”, deklaroi Muhamed Huseini, kapiteni i Shkëndijës.

Fansat e Shkëndijës, “Ballistat” kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive për të përkrahur klubin e zemrës në ndeshjen finale për Kupën e Maqedonisë, ndërsa janë zotuar për sjellje korrekte. Pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar edhe tifozët maqedonas të cilët do të mbështesin skuadrën e Teteksit drejt fitores e cila pos trofeut, siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

/ Top Channel







Më shumë nga Maqedonia
Shkup, shqiptarët sërish në protestë
Në Shkup vijoi sërish protesta e shqiptarëve kundër dënimeve me burgim të përjetshëm të bashkëkombasve të tyre për rastin “Monstra”.
SHBA: Të shqetësuar për Maqedoninë
Në një intervistë për Top Channel, ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për tensionet në rritje në Maqedoni.
Pikat e pazbatuara të “Ohrit”
Ish-ambasadori i Shqipërisë, Bashkim Rama e sheh situatën në Maqedoni, pasojë e mosrealizimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Tubim masiv në Shkup
Mijëra protestues shqiptarë kanë marrë pjesë të premten në protestën e organizuar në Shkup. Me flamuj kuq e zi dhe parulla për drejtësi ata kanë kundërshtuar dënimin e 6 shqiptarëve me burgim të përjetshëm në të ashtuquajturin "Procesi Monstra”.
Maqedoni, polemika BDI-PDSH
Deputetët e partive shqiptare, BDI dhe PDSH, kanë polemizuar përmes konferencave për shtyp rreth situatës së fundit në Maqedoni.


Lajmet kryesore

Shkëndija në finalen e Kupës Supergrabitja në Bankën e Shqipërisë
Dyshimi për transferimin e parave jashtë, nën hetim të afërmit e dy të arrestuarve
Kushtetuesja rrëzon Nishanin
Gjiknuri: Presion për çmimin e energjisë
Peleshi: Po rezistojmë për rritjen e çmimit
Kalohet me debate ligji për policinë
PD: Politikat e qeverisë kërcënojnë ekonominë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Turizmi, Ukraina, Energjia, Tragjedia ajrore, Vjedhja e Bankës, Reforma territoriale, Kriza Financiare, Arsimi, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.