Banorët: Thethi vijon i bllokuar, na ndihmoni

24/05/2013 00:00

Shoqata Shqiptare e Turizmit njoftoi se ka marrë një mesazh nga fshati
malor turistit i Thethit në Alpet Shqiptare, ku bëhet e ditur se rruga
Shkodër-Bogë-Theth vijon të jetë e bllokuar nga dëbora e dimrit dhe se
autoritetet shtetërore duken shumë pak të shqetësuara për këtë fakt e
askush nuk ka dërguar një borëpastruese në Qafën e Thores.

“Unë jam administrator i Thethi-Guide faqe që promovon vlerat turistike të Thethit,” shkroi për Shoqatën e Turizmit Petrit Gjecaj. “Ka disa ditë që me dhjetëra turistë të huaj dhe shqiptarë nuk arrijnë të vizitojnë Thethin për arsye se vazhdon të jetë e zënë rruga nga bora e muajit dhjetor. Ju lutemi të na ndimoni duke e ngritur zërin tuaj për Thethin,” vijon më tej mesazhi.

Thethi ka dy rrugë, njëra prej të cilave është e paraplëqyer nga turistët dhe që vijon nga Kopliku për në Bogë dhe Theth. Shoqata e Turizmit kërkon mobilizim nga strukturat e shtetit, por këto të fundit duket se janë shumë të zëna me fushatën elektorale dhe po presin që dëbora të shkrihet vetë.

Top Channel