Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të zhdukjes së fëmijëve, policia greke
bën me dije se pothuajse çdo ditë në Greqi zhduket një fëmijë.

Sipas raportit te saj, prej fillimit te ketij vitit e deri tani jane zhdukur 138 femije, prej te cileve 90 jane gjetur perseri. Gjithesej ne vend figurojne te zhdukur 97 femije, 23 prej tyre viktima te rrembimit.Shkaku i pare i zhdukjes se nje femije nenvizojne specialistet jane kushtet familjare si dhe marredheniet me bashkemoshataret e tyre.

Nje rol te rendesishem ne gjetjen e femijeve te humbur ka luajtur numri i telefonit 116000 i organizates “Buzeqeshja e femijeve”.

Rasti i fundit qe telefonata ne kete numer ka ndihmuar ne gjetjen e nje femije, i perket pikerisht nje 15 vjeçareje nga Shqiperia, Kristiana Dodaj qe kishte tete dite qe kishte humbur dhe eshte gjetur te merkuren disa kilometra larg fshatit, ku ajo banonte me prinderit e saj, ne nje prej prefekturave te gadishullit te Peloponezit.

Por sipas specialisteve ka shume raste qe emigrantet shqiptare perballojne veshtiresi siç ka ndodhur para tre javesh ne Iraklio te Kretes, kur prinderit shqiptare nuk kane njoftuar menjehere policine per zhdukjen e femijes se tyre, sepse nuk dispononin leje qendrimi dhe kishin friken e riatdhesimit.

Numri zyrtar i femijeve shqiptare deri ne 14 vjeç qe kane marre leje qendrimi ne vitin 2011 ishte rreth 85000, por disa mijera te tjere jane te paregjistruar, sepse dokumentat e prinderve te tyre jane ende te parinovuara. Gjithesesi Greqia nuk hyn tek vendet e rrezikshme per zhdukje femijesh. Sipas statistikave boterore 800.000 femije te zhdukur deklarohen cdo vit ne SHBA,100.000 ne Gjermani,45.000 ne Brazil dhe 13.500 ne Rusi.

Top Channel