Rahovica ka kohë që ka vënë themelin për një qendër memorial për dëshmorët dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Tre mijë metra katror është plani i ndërtimit, ndërsa thuhet se vlera mund të shkoj 100 mijë euro. Por, ndonëse është në pronë private, kjo nuk i ka pëlqyer qeverisë së Beogradit dhe punimet janë ndërprerë.

Në ditët kur në Luginën e Preshevës përkujtohet komandanti i kësaj zone, Ridvan Qazimi, i luftës së vitit 2000-01,  mediat serbe kanë shkruar që përkujtimin e pjesëtarëve të gueriles e financon Bashkia e Bujanocit, e cila ndonëse e udhëhequr nga shqiptarët është një institucion shtetëror në Serbi.

Riza Halimi, deputet në Kuvend, beson se tani shqiptarët nuk duhet të lënë hapësirë për manipulime.

Presheva u bë pjesë e mediave botërore në janarin e shkuar kur forcat speciale hoqën lapidarin e vënë në qendër të qytetit. Gjatë dhe pas kësaj, beteja e lapidarëve u aktualizua dhe shqiptarët kërkuan heqjen e një lapidari serb në një fshat shqiptar. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, mendojnë se kjo është e panevojshme.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës, ndonëse kanë shumë probleme ekonomike e zhvillimore, ndjehen të cenuar për identitetin e tyre.

Top Channel