Votimi i aftësisë së kufizuar

27/05/2013 00:00

Personat me aftësi të kufizuara pritet të kenë lehtësira gjatë procesit
të votimit. Rreth 10 mijë të verbër do të mund të votojne edhe pa
ndihmën e shoqëruesit, pasi në çdo qendër votimi do të ketë shabllonë
me sistemin brail, per t’u mundësuar atyre leximin.

“Personat me aftësi të kufizuara kanë një seri problemesh për të arritur deri tek kutia e votimit dhe kanë probleme gjithashtu edhe për të komunikuar me fletën e votimit. Dhe këtë problem më të madh e kemi ne të verbërit”, tha Sinan Tafaj, president i Këshillit të Aftësisë së Kufizuar.

Por problematika e personave me aftesi te kufizuara eshte edhe me e gjere pasi ata kane nevoja specifike sipas problemeve shendetesore qe kane. Avokati i Popullit Igli Totozani theksoi se pavaresisht kesaj, atyre u duhen krijuar kushte te votojne.

“Eshtë e papranueshme që personat me aftësi të kufizuara të mund të privohen nga e drejta e tyre themelore për të votuar, pavarësisht nga natyra apo gjendja e paaftësisë së tyre. Ne nuk mund të pranojmë një situatë të tillë”, tha Totozani.

Kryetarja e KQZ-së Lefterije Lleshi tha u eshte komunikuar njesive vendore te ndertojne infrastrukturen e nevojshme per keta persona.

“Për personat e tjerë me aftësi të kufizuar kemi bërë të mundur vendosjen e infrastruktures së nevojshme. Ajo çfarë u kemi kërkuar njësive vendore është që patjetër që këto qendra votimi të jenë në katet e para të objekteve. Ne nuk do të zgjidhim të gjithë problemet tuaja, por duke qenë të gjithë bashkë do t’i bëjmë më të lehta”, tha Lleshi.

Fale nje projekti te OSBE-së dhe Ambasades Gjermane personat me aftesi te kufizuara kane nisur te trajnohen per menyren se si do te votojne ne 23 qershor.

Top Channel