Shefi i diplomacisë britanike, William Hague ka mirëpritur nënshkrimin e planit të zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe ka thënë se do angazhohet për implementimin efikas të tij.

“Mirëpres planin e zbatimit, për të cilin janë pajtuar edhe Serbia, edhe Kosova. Përgëzoj kryeministrat Daçiç dhe Thaçi dhe të gjithë ata që ndërmorën një hap drejt përmirësimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Hague.

Sipas raportimeve të mediave serbe, ai i ka bërë këto komente në prag të vizitës së planifikuar për në Beograd. Kryediplomati britanik po ashtu ka thënë se:

“Vetëm përparimi real në terren do të jetë garanci për progresin e vazhdueshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës”.

Top Channel