Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Hagë liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte dy drejtues të inteligjencës serbe, gjatë periudhës së Lufrave të Jugosllavisë.

Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç akuzoheshin se drejtuan disa njësi serbe në masakrat e ndodhura në vitet 1990.

Gjatë procesit, të dy të pandehurit kundërshtuan me forcë akuzat, përfshirë vrasje dhe spastrim etnik.

62-vjeçari Stanisiç ishte një aleat i ngushtë i Milosheviçit dhe konsiderohet si një prej personave me më shumë ndikim të regjimit.

Nga ana e tij, 63-vjeçari Simatoviç ishte drejtuesi i kundër-zbulimit jugosllav dhe ishte transferuar në Hagë dhjetë vjet më parë.

Ai dyshohet se është gjithashtu i përfshirë në vrasjen e ish-kryeministrit liberal, Zoran Xhinçiç.

Sipas gjykatësve të Hagës, provat e paraqitura përpara gjykatës nuk ishin të mjaftueshme për të provuar fajësinë e të akuzuarve dhe u urdhërua lirimi i tyre i menjëhershëm.

Top Channel