12:23 "Top Story" R
14:00 TN "Guximi i nje gruaje"
Programi i plote
PUBLICITET
Elhaida Dani, zëri i Italisë
31/05/2013 01:10

Elhaida Dani, zëri i Italisë
Edicioni i parë i 'The Voice of Italy' u mbyll me triumfin e shqiptares Elhaida Dani, fituese e çmimit "Artisti i Ri me i Mire" në edicionin e 9-të të 'Top Fest', dhënë nga Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha dhe e Çmimit të Madh po në këtë edicion.

Nje ze qe kumboi fort edhe ne turneun veror 'Summer Fest 2012'.

Në mbrëmjen finale ajo arriti të marrë mbi 70% të votave të publikut, i cili mundi të shprehë preferencën nëpërmjet televotimit. Që kur hipi për herë të parë në skenën e emisionit ajo befasoi dhe javë pas jave, sfidë pas sfide u bë emri më i përmendur si fituese. Përpara se të zhvillohej finalja në sondazhet e shumë gazetave italiane një ditë më parë në internet, Elhaida kryesonte e shkëputur shumë nga rivalët. Intepretimet e saj u vlerësuan nga specialistët, por u pëlqyen së tepërmi edhe nga një publik i gjerë.

Në 13 javët e emisionit, Elhaida ngjiti me modesti dhe këmbëngulje shkallët drejt fitores e mbështetur nga profesori i saj në emision Riccardo Cocciante, me të cilin duket se ajo do të vazhdojë të bashëkpunojë. Jo rastësisht ai e këndoi në duet me dikë tjetër, pikërisht me Elhaiden këngën e tij të famshme 'Margherita', këngë që nuk e ka kënduar kurrë me asnjë këngëtar tjetër që në vitin 1976 kur e ka kompozuar.

Cocciante, i cili dje u falenderua në distancë edhe nga bashkia e Shkodrës, vendlindja e Elhaidës, i dhuroi asaj edhe këngen e re. Një këngë të interpretuar me një mjeshtëri të rrallë nga 20-vjeçarja shqiptare, aq sa vete Riccardo Cocciante i tha : “Të dhashë një gur të çuar të papërpunuar, me ktheve një diamant”.

Elhaida brenda shumë pak kohe ka fituar mbështetjen edhe të publikut italian. Televotimi në finale foli vetë, megjithëse mes atyre dhjetara mijera votave natyrisht që nuk kanë munguar edhe ato të shqiptarëve më banim në Itali. Dhe me falenderimin e saj në shqip menjëherë pas fitores, Elhaida përshëndeti të gjithë bashkatdhetarët e saj kudo që ndodhen.
  / Top Channel










Më shumë nga muzika
Lana Del Rey: Kam fjetur me shumë meshkuj në industrinë e muzikës
Lana Del Rey ka shkaktuar shumë zhurmë me këngën e saj të re “F……d my way up to the top”. Ajo ka pranuar  që ka elemente të së vërtetës në tekstin e këngës që është pjesë e albumit më të ri “Ultraviolence”.
Coolio vjen me një “parajsë pornografike”
Coolio, i njohur nga të gjithë me “Gangsta’s Paradise” të viteve ’90, duket se është ankoruar në një “fushëbetejë” me shumë të ndenjura, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së showbizz-it muzikor.
Suksesi i Ermonela Jahos
Ermonela Jaho, ylli shqiptar i ‘Bel canto’-s, korr suksesin e radhës në Operën Mbreterore të Londrës me ‘La Boheme’ të Puccini-t, një produksion që këtë vit shënoi 40 vjetorin e vënies në skenë në kryeqytetin britanik.
MTV Video Music Awards, Beyonce merr 8 nominime
Janë shpallur kandidaturat për MTV Video Music Awards për vitin 2014. Beyonce ka marrë 8 nominime duke përfshirë edhe videon më të mirë të vitit, artisten më të mirë femër dhe koreografinë më të mirë.
Diskutime mbi daljen e albumit dhe nisjen e turit të Adele
Është një ndër albumet më të pritura për vitin 2014 dhe çdo lajm, që ka lidhje me të, bën xhiron e botës. Adele është gati për të nxjerrë albumin e saj, nën titullin “25”, brenda kësaj vjeshte.


Lajmet kryesore

Elhaida Dani, zëri i Italisë
Vrasje për galeritë e kromit
Kalimash, edhe dy të plagosur. Në kërkim autori
Krimi i trefishtë brenda familjes
Gaza, të vdekurit 800
BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë
Ambasadat e SHBA vonojnë dokumentet
Infektimi nga karkaleci në Tërbuf
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Ukraina, Vrasje, Tragjedia ajrore, Integrimi, Kriza Financiare, Trafiku i droges, Drejtësia, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.