Presidenti boshnjak Zhivko Budimir duket se nuk do të shpëtojë pa pasoja për shkak të arrestimit të mëhershëm.
Ditë
më parë, Budimir është liruar për shkak se Gjykata Kushtetuese ka
konstatuar se i janë shkelur të drejtat e garantuara me ligj.

Por, një komision i Kuvendit ka propozuar kërkesën për shkarkimin e tij nga detyra e presidentit të kantonit të Bosnjës. Sipas tyre, Budimir nuk ka më dinjitet për të qenë në krye të presidencës pasi ekziston baza që në pajtim më kushtetutën të kërkohet legjitimitet për këtë pozitë.

Budimir ishte akuzuar se ka keqpërdorur detyrën e tij duke amnistuar persona të gjykuar për krime të rënda duke shpërdorur detyrën. Presidenti boshnjak ka liruar 50 persona të gjykuar për vrasje, 22 për plaçkitje, 10 për keqpërdorim të detyrës dhe 21 persona për vepra penale në trafik.

Top Channel