Beyonce, një shishe verë për të “harruar” vajzën

01/06/2013 15:30

Me axhendën e ngjeshur të punës, turet botërore, aktivitetet komerciale dhe një vajzë 1-vjeçare, është e kuptueshme që në jetën e Beyonce, ka mbetur shumë pak kohë për të kaluar në intimitet me bashkëshortin Jay-Z.

Megjithatë, mungesa e kohës, për 31-vjeçaren, vetëm sa forcon dëshirën, për të bërë që takimet me njeriun e saj të zemrës të jenë sa më perfekte.

Nga faqja e saj në një rrjet shoqëror, këngëtarja postoi ditën e shtunë disa imazhe të intimitetit të saj me Jay-Z, në darkat e tyre të kaluara në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të verës së kuqe.

Imazhe këto, që janë prova e mëtejshme se këngëtarja e “Crazy in Love”, vazhdon të jetë thellësisht e dashuruar dhe të mbajë një prej raporteve më të qëndrueshëm në botën e shume te papriturave te “show-bizz”.

Top Channel