Rikthehet interesimi i Milanit për Kaka

05/06/2013 19:40

Interesimi i Milanit për blerjen e Kakasë është rikthyer, informoi të mërkurën e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Ajo Kaka-Milan ishte një prej “telenovelave” më të gjata pa “fund të lumtur” të merkatos së vitit të shkuar, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Berlusconi duket se ka urdhëruar nisjen e negociatave për rikthimin e brazilianit në “San Siro”.

Ndërsa në 2012-n, Reali refuzoi ofertën e kuqezinjve me arsyetimin e se ajo ishte shumë e ulët dhe nuk mbulonte as pjesërisht shpenzimin prej 64 milionë eurosh të bërë për Kakanë, madrilenët duket se janë ndërgjegjësuar se një ofertë e “përshtatshme” nuk do të vijë jo vetëm për shkak të pretendimeve ekonomike, por edhe për “superpagën” që braziliani fiton në Madrid.

Sipas “Corriere dello Sport”, oferta  që do të paraqesë Milani është sërisht ajo e huazimit me të drejtë blerje, por këtë herë, duket se shanset që bisedimet të jenë të suksesshme duken të mëdha.

Top Channel