“Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij, s’i kursen ironitë: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm “Në verë plazhi duket magjik, por në dimër përmbytjet që bëhen në këtë
zonë kanë shkaktuar varfëri të skajshme”. Ky ishte konstatimi i banorëve
të Tales në zonën e Lezhës që i parashtruan kryesocialistit Edi Rama.
“Ne kemi në program ngritjen e një agjencie, që do quhet Agjencia Kombetare e Bregdetit, e cila do ketë të gjithë fuqinë ligjore dhe institucionale për të trajtuar gjithë vijën bregdetare që nga planifikimi deri tek mbrojtja e zhvillimi i kësaj vije bregdetare”, tha Rama.
Takimet e Ramës vijuan në qytetin e Lezhës.
“Ne do t’i ulim taksat për mësuesit. Cdo muaj mësuesit do të kursejnë dhe në fund të vitit do të kenë një rrogë më shumë”, tha Rama.Kreu socialist ne bashkebisedim me banoret e Lezhes, u shpreh se PS do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese per ushtaraket e liruar nga detyra.
I pyetur nga te pranishmit edhe per 21 janarin dhe se cila do te jete zgjidhja qe qeverisja e neserme do t’i jape kesaj çeshtje, Rama u shpreh: “Ne nuk do te bejme prokurorin dhe gjykatesin e asgjeje, por ne do te krijojme te gjitha kushtet qe 21 janari te gjykohet me drejtesi dhe qe te gjithe ata qe u perfshine ne vrasjen e atyre njerezve te pafajshem, te shkojne perpara drejtesise.”
Top Channel