KQZ: Transmetimi i filmimeve të partivë, në Kod

06/06/2013 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi sot pas kritikave te disa
organizatave për lirinë e medias, lidhur me detyrimin e televizioneve
për transmetimin e materialeve të gatshme të partive politike.

Zëdhënësja e këtij institucioni tha se kjo praktike është parashikuar edhe në ligjin zgjedhor dhe nuk është vendim i KQZ-së.

“Partive politike, të drejtën të përgatisin materiale për pasqyrimin e fushatës zgjedhore dhe këto materiale t’ia vënë në dispozicion radio televizioneve private, ua jep Kodi Zgjedhor dhe jo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga Kodi Zgjedhor, citoj për të qenë transparentë, pikën 1, të nenit 84, i cili përcakton në mënyrë të qartë, që ‘informacionet mbi aktivitetet të fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmentohet në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë në përputhje me udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’. Pra Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vendimin numër 503, nuk ka bërë asgjë tjetër vecse ka zbatuar Kodin Zgjedhor”, u shpreh zëdhënësja e KQZ-së.

Top Channel