Paris tentoi vetvrasjen pa dashur të vdiste

06/06/2013 16:35

Vajza 15-vjeçare e Micheal Jackson nuk deshte të vdiste dhe telefonoi një “linjë urgjence” për personat në prag vetvrasje, përpara se të priste venën në kyçin e një dore, raportoi të enjten shtypi amerikan.

Ky është një prej detajeve të zbuluar, në lidhje me tentativën e dështuar të vetvrasjes nga adoleshentja, e cila fillimisht u raportua se kishte tentuar t’i jepte fund jetës nëpërmjet një mbidoze ilaçesh.

Ishte pikërisht kjo linjë ajo që lajmëroi shërbimet mjekësore, të cilat e morën nën përkujdesje vetëm disa minuta pas veprimit të saj.

Paris, e cila po rikuperohet dhe është jashtë rrezikut për jetën në një spital të Los Anxhelosit, prej disa muajsh kishte postuar në profilin e saj në disa rrjete shoqërore statuse që pasqyronin një gjendje të trazuara shpirtërore.


Paris me te vellain, pak dite perpara tentatives se vetvrasjes

Të mërkurën, pak orë përpara tentativës së vetvrasjes ajo postoi shprehjen në “Tëitter” shprehjen: “Dje, të gjithë telashet e mia dukeshin se ishin larguar, por sot janë rikthyer për të qëndruar” dhe “Perse lotet jane te kripur?”.

Megjithatë, faktet e reja tregojnë se më shumë se një tentativë vetvrasje e mirëfilltë, ajo e Paris ishte një thirrje e dëshpëruar për ndihmë.


Lamtumira e Micheal Jackson. Paris permban lotet per te ngushelluar vellain e vogel (majtas) dhe Paris, e perlotur mes familjareve ne momentin qe i ndryshoi perfundimisht jeten

E reja, është vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes për disa konflikte, njëri prej të cilëve degjeneroi deri në përballje fizike, mbi trashëgiminë e pasurisë së babait të saj, midis fëmijëve dhe vëllezërve e motrave të Michael.


Paris Jackson, “lamtumira” e
saj ne “Twitter”, nje dite perpara tentatives se vetvrasje: “Dje, të
gjitë telashet e mia dukeshin se ishin larguar larg, por sot janë
rikthyer për të qëndruar” dhe “Perse lotet jane te kripur?

E lënduar nga vdekja e babait, Paris është aktualisht nën kujdestarinë e të gjyshes, ndërsa kontaktet e sja me nënën natyrale, Debbie Roëe, janë të kufizuara.

Top Channel