Zgjedhjet, Arvizu takon Burgajn

07/06/2013 00:00

Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, kryediplomati amerikan Aleksandër
Arvizu kërkoi garanci nga policia shqiptare për sigurimin e një klime
të qetë parazgjedhore dhe gjatë ditës së votimeve.

Drejtori i Pergjithshem i policise Hysni Burgaj deklaroi se deri me tani jane shenuar tre raste incidentesh

“Si gjithmonë qëllimi i vizitës së ambasadorit për të vizituar policinë e shtetit është për t’u njohur konkretisht me situatën e rendit në shkallë vendi. E njoha ambasadorin me situatën në përgjithësi. Mendoj se deri në këto momente që flasim pavarësisht disa incidenteve të lehta, por edhe me pasoja të lehta në tre raste, po monitorojmë me kujdes në të gjithë territorin e vendit dhe Policia e Shtetit do të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin”, tha Burgaj.

Pas takimit me kreret e Policise se Shtetit, ambasadori Arvizu deklaroi per mediat se pavaresisht disa incidenteve ajo çfare presin Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte qe zbatimi i ligjit.

“Para së gjithash dëshiroj të mbështes gjithcka që drejtori i përgjithshëm Burgaj tha, dhe jemi falenderues për bashkëpunimin që marrim nga Policia e Shtetit për 365 ditë të vitit. Për sa i përket zgjedhjeve, qartazi njerëzit shprehin pasionin e tyre për kandidatët dhe partitë e tyre, ka patur disa incidente dhe fatkeqësisht kanë ndodhur disa prej tyre dhe drejtori i Policisë Burgaj dhe stafi i tij më siguruan që janë të përkushtuar që të mund të ofrojnë një klimë parazgjedhore dhe një ditë zgjedhore të qetë dhe të paqtë. Gjithashtu drejtori Burgaj përmendi përkushtimin për neutralitetin e Polisisë së Shtetit në këtë proces. Qartazi mbështetësit e partive politike mund ta bëjnë shumë më të lehtë jetën e Policisë së Shtetit duke zbatuar ligjet. Sigurisht mund të kesh pasione politike, por duhet ta zbatosh ligjin, duke qenë i kujdesshëm dhe kjo është ajo që SHBA pret dhe kjo është ajo që shpresojmë”, tha Arvizu.

Top Channel