Rikthehen sulmet me bomba në qendër të Athinës. Makina e Drejtoreshës së Burgut të Kordhalosit u hodh në erë nga një shpërthim i fuqishëm që tronditi lagjen Dafni të kryeqytetit grek.

Shpërthimi ka shkatërruar krejtësisht automjetin, ndërsa dëmtime të rënda kanë pësuar edhe banesat dhe automjetet e tjera aty pranë. Fatmirësisht, nga shpërthimi ka mbetur e plagosur lehtë vetëm një kalimtare e rastit.

Policia greke mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Paraprakisht mendohet se sasia e eksplozivit të vendosur në automjetin e parkuar ka qenë e konsiderueshme, ndërsa pistat kryesore të hetimit mbeten ato të sulmit për shkak të detyrës.

Burgu i Kordhialosit është ndër burgjet më të mëdhenj të Greqisë dhe në të vuajnë dënimin edhe disa shtetas shqiptarë.

Top Channel