Për të gjashtin vit rresht të rinj e të reja nga qyteti i Selanikut, si
dhe nga 70 vende të ndryshme të botës, kanë marrë pjesë në paradën
internacionale të çiklisteve të zhveshur.

Mbi 2500 persona pasi jane mbledhur ne parkun para bashkise se qytetit kane hequr rrobat dhe kane pikturuar me ngjyra te shumellojshme trupat e tyre.Me pas kane marre bicikletat dhe kane dale per me shume se dy ore ne rruget kryesore te Selanikut.

Qellimi i tyre, te protestojne edhe njehere ndaj kultures se perdorimit te makines si mjet transporti brenda qyteti, ndaj ndotjes se madhe atmosferike qe shkakton ,duke ju bere thirrje qytetareve te perdorin biciketen si mjetin me ekologjik, me praktik, me te parrezikshem per jeten dhe me te shendetshem ne qarkullimin e tyre te perditshem.

Ne shume prej parrullave te pikturuara ne trupat e tyre thuhej se ka ardhur koha t’i thuhet STOP ekspozimit te njeriut dhe te planetit ndaj ndotjes atmosferike,sidomos ne Selanik, nje prej qyteteve me ndotje me te madhe atmosferike ne te gjithe Europen, ku nje qytetari i takojne vetem 2,1% metra katror gjelberim ,kurse ne shtete e BE kjo mesatare shkon ne 9 metra katrore per person.

Gjithashtu aktivistet e rinj kane protestuar me kete menyre edhe ndaj privatizimit te Ujesjellesit te qytetit, te minieres se arit ne zonen turistike te Halkidhikise, si dhe kane kerkuar qe siperfaqet e reparteve ushtarake qe ndodhen mes qyteteve dhe qe do te privatizohen, te kthehen ne parqe te gjelberuara per qytetaret.

Parada internacionale e ciklisteve te zhveshur eshte nje levizje mbareboterore qe i ka fillimet e saj ne Vankuver te Kanadase ne vitin 2004 dhe perseritet cdo vit ne 73 qytete te medha, ne 21 shtete te botes.    

Top Channel