Një cikël të ri të vlerësimit të ekonomisë greke fillojnë sot ekspertët e kreditorëve të huaj në Athinë.

E ashtuquajtura trojka që takon ministrin e Financave Jannis Stournaras ka në axhenden e saj pushimet nga puna në sektorin e administratës shtetërore, të parat që po bëhen në historinë shtetit grek të pasluftës, ecurinë e ndryshimeve strukturore, privatizimet dhe sistemin e tatim-taksave.

Vleresimi i sotem kryehet nen hijen e konfliktiti, qe ka shperthyer midis BE dhe FMN pas raportit te ketij te fundit, qe pranon se per rastin e Greqise jane bere gabime nga specialistet me percaktimin e masave te kursimit, ndersa ka akuzuar shtetet e Eurozones se kane sakrifikuar Greqine per t’i dhene kohe vetes dhe per t’u mbrojtur nga kriza e borxhit.

Kesaj here ekspertet e trojkes kerkojne emrat konkrete te 2000 nenpunesve shtetetore qe do te pushohen nga puna brenda ketij muaji, kryesisht ne televizionin shtetror ERT dhe ne Kompanine e Ndertimit te Makinerive Ushtarake ELBO.Ndersa deri ne shtator 12500 nenpunes do te hyjne ne statusin e “personelit rezerve” me 60% te rroges baze te tyre, per t’u pushuar perfundimisht nga puna pas nje viti, ne se nuk ju gjendet nje vend ne administrate.
Gjithashtu specialistet e huaj do t’i kushtojne nje rendesi te madhe sistemit te mbledhjes se taksave, qe konsiderohen si me te lartat ne te gjitha shtetet e Eurozones. Athina zyrtare ka kerkuar nga kreditoret ulje te TVSH nga 23% ne 13% tek artikujt ushqimore, per t’i dhene nje hov periudhes turistike qe ka filluar, por kjo kerkese nuk eshte pranuar deri ne negociatat e fundit.

Top Channel