Protestë masive në Sarajevë
11/06/2013 16:40
Në Sarajevë është mbajtur një protestë masive para Parlamentit të Bosnjës, ku mijëra njerëz kanë kërkuar miratimin urgjent të ligjit për numrat personalë të identifikimit.
Sipas raportimeve të “REL”, protestës i kanë ofruar mbështetje përfaqësues të shumë organizatave joqeveritare, pensionistë, studentë, të papunë, personalitete të sportit, kulturës dhe fushave të tjera.
Mungesa e ligjit të ri, që nga skadimi i të vjetrit në muajin shkurt, ka lënë të gjitha foshnjat e sapolindura pa dokumente personale.
Bosnja është e ndarë në entitete myslimane, kroate dhe boshnjake që në luftën e viteve 1992-1995 dhe ligji i ri është vonuar për shkak të mospajtimeve mes bashkësive etnike.
Top Channel