Kuvendi i Bosnjës është bllokuar në punën e mëtejme për shkak të protestave që kanë përfshirë kryeqytetin boshnjak.

Vjekosllav Bevenda, kryesues i Këshillit të ministrave, ka theksuar se nuk do të mbledh këtë trup, pasi kushtet e sigurisë nuk janë të përshtatshme. Ai ka thënë se Partia Demokratike kroate, të cilës i takon nuk do të marr pjesë në punën e institucioneve të Bosnjës në Sarajevë për shkak të situatave të dhunshme.

Edhe disa parti kanë kërkuar që institucionet të kryejnë punën e tyre, ndërkaq socialdemokratët, kanë theksuar se alternativa e vetme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Protestat në Sarajevë anë filluar për numrin personal, pasi që nga muaji shkurt ligji për të nuk është në funksion. Kjo ka bërë që një fëmijë të mos mund të pajiset me dokumente personale për shërim jashtë vendit.

Ndërkaq, në qytete të ndryshme, përfshirë Beogradin, Novi Sadin dhe disa qytete në Kroaci, janë organizuar protesta në mbështetje të atyre në Sarajevë. JMBG, apo numri personal, në shtetet e rajonit mundëson kryerjen e çdo veprimi administrativ.

Top Channel