Manjati serb dhe njëri prej njerëzve më të pasur në Ballkan, Mirosllav
Mishkovic, mbetet ende nën masën e paraburgimit. Ndonëse është
konfirmuar se Mishkovic nodhet në spital, gjyqi nuk e ka liruar atë të
mbrohet në liri.

Burimet e mediave serbe kanë thënë se mbrojtja e tij do të ofroj një garanci financiare prej 25 milionë eurosh për të garantuar që ai nuk do të largohet.

Mishkovic, u arrestua për dyshimin e kurdisjes së një tenderi në vlerë prej 30 milionë eurosh dhe është arrestuar pesë muaj më parë së bashku më të birin. Një nga njerëzit më të paprekshëm ishte arrestuar në luftën kundër korrupsionit, por më pas një pjesë e opinionit konsideron se kjo gjë ka ndodhur për shkaqe politike.

Mishkovic, i njohur për rrjete të tregtisë dhe kompani gjigante, ndër të cilat në Shqipëri.

Top Channel