Hetim ish-drejtuesve të QSUT-së

13/06/2013 00:00

Pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokuroria ka nisur
hetimet për tre ish-zyrtare ne Qendrën Spitalore Universitare “Nënë
Tereza”.

Raporti i KLSH tha nje burim eshte dorezuar ne fund te muajit maj ne organin e hetimit, në të cilin dyshohet se ish-Drejtori i Përgjithshem i QSUT-së Saimir Ivziku, ish-drejtori i Burimeve Njerezore Ibrahim Shatri dhe Drejtoresha e Edukimit Alketa Ilo, dyshohet të kenë abuzuar me detyrën.

Në referim te ketij materiali Prokuroria e Tiranes ia ka përcjellë dosjen Njësisë së Specializuar Task-Force për të kryer hetimet e mëtejshme ndaj tre ish-zyrtareve per dyshimet e shperdorimit te detyres. Sipas raportit te KLSH-së, ish-Drejtori i Përgjithshem i QSUT-së, se bashku me dy vartesit e tjere ka dyshime te ketë punësuar gati me shume se 100 persona pertej struktures se lejuar duke i shkaktuar shtetit, sipas KLSH-së, një dem ekonomik të konsiderueshëm.

Kontrolli i Larte i Shtetit ka verifikuar ne menyre sistematike institucionet per punesimin e njerezve, duke verejtur shpesh tejfryrjen e administrates me njerez per arsye politike ne pergjithesi.

Top Channel