Një aeroplan i kompanisë ‘Astra’ që vinte nga Rusia me destinacion
Selanikun ka dalë nga pista e aeroportit ‘Makedonia’ të këtij qyteti
gjatë uljes së tij.

Sipas mediave greke ne avion ndodheshin 160 pasagjere te cilet jane tmerruar pasi momenti i uljes ishte i pafund dhe piloti nuk ka mundur të ndalë avionin, i cili ka dale nga pista dhe per fat te mire ka ndaluar disa dhjetera metra larg, pa u perplasur.Asnje nga pasagjeret nuk eshte lenduar.

Menjehere mjetet dhe reparti i ndihmes speciale kane beret e mundur daljen e pasagjereve. Ende nuk jane bere te ditura shkaqet e mosfunksionimit te frenave dhe eshte ne zhvillim nje kontroll i specialisteve perkates.Kompania ajrore “Astra” eshte nje kompani e intereresave greke.

Top Channel