Aksident fatal në bypass-in e Vlorës/ Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, humb jetën nga flakët personi që ndodhej brenda BBC njofton se një 31 vjeçar është arrestuar në Milano, në lidhje me
vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, punëtor skele, i vrarë përpara disa
javësh në qytetin bregdetar Hove, në jug të Anglisë.
Nderkohe mesohet nga burime te tjera se i arrestuari eshte Edmond Nela. Polica britanike eshte vene prej disa javesh ne kerkim te dy vellezerve shqiptarë Edmond dhe Albert Nela, ne lidhje me vrasjen e Xhem Krasniqit, 31 vjeçar.
Dedektivet publikuan ne median angleze fotot e te dyshurave dhe besojne se Edmond Nela 30 vjeç ka shtetesi te dyfishte britanike dhe shqiptare, nderkohe qe ne kerkim eshte edhe vellai i tij Albert Nela 34 vjeç.
Xhem Krasniqi, babai i dy femijeve ishte punëtor skele dhe banonte ne zonen e Kentit ne juglindje te vendit. Krasniqi kishte shkuar bashke me familjen e tij ne qytetin bregdetar ne jug te Anglise per te vizituar pjesëtare te familijes se tij kur eshte qelluar me pistolete nga nje person i trete. Edhe nipi i tij eshte qelluar, por nuk eshte plagosur.Policia beson se vrasja mund te jete e lidhur me nje mosmarreveshje mes dy familjeve.
I arrestuari ne Milano per vrasjen e Krasniqit pritet te esktradohet per ne Angli.
Top Channel