Dhjetra banorë të komunës Çair në Shkup, kanë protuesuar të dielën
kundër Planit të ri Urbanistik, i cili parashikon ndërtimin e disa
objekteve shumë katëshe për banim në zonat e gjelbërta të komunës.

Protestuesit i kanë bërë thirrje autoriteteve komunale, që të mos e zbatojnë këtë plan urbanistik, i cili parasheh ngritjen e ndërtesave të reja nëpër parqet e shtëpive të tyre.

“Kërkojmë që urgjentisht të merret vendim për moratorium të të gjitha aktiviteteve ndërtimore në tërë parqet e Çairit. Kërkojmë të publikohet dokumentacioni për procedurën e sjelljes së planit detal urbanistik, cilat vende janë shitur shitur dhe çmimi me të cilin janë shitur. Kërkojmë qasje publike në këto dokumente”, tha Bujar Idrizi, organizator i protestës.

Banorët e Cairit, thonë se për shkak të dendësisë së madhe të popullsisë në këtë komunë, ndërtesat e reja përvec që do të shkatërrojnë zonat e gjelbërta, do të shkaktojnë edhe problem tjera, sic janë mungesa e ujit, rrymës elektrike dhe parkingjeve.

“Ne kemi informacione se numri i banorëve arrin diku 70 mijë banorë në 3 kilometër/katror. Mendoj që kjo është alarmante për ndërtime të reja. Ne kemi nevojë për pargje gjelbërime, për lodra për fëmijë. Kemi nevojë për parkingje, për një ambient të pastër si në komuna tjera”, tha Valbona Reka.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazdojnë të shprehin revoltën e tyre në rrugë kundër këtij plani urbanistik, megjithëse shpresojnë që drejtuesit e komunës nuk do të tregohën të shurdhër ndaj kërkesave të tyre.

Top Channel