Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, do të mbajë bisedime urgjente me partnerët e koalicionit, pas krizës politike që ka shkaktuar vendimi i qeverisë për mbylljen e televizionit shtetëror “ERT”.

Antarët konservatorë të koalicionit u shprehën të indinjuar nga vendimi i beftë për mbylljen e televizionit, gjatë javës së shkuar dhe kanë kërcënuar me daljen nga qeveria.

Samaras argumentoi vendimin e tij duke fajësuar televizionin për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike, në një kohë kur vendi përballet me vështirësi të mëdha për të paguar borxhet e tij.

Aktualisht, Gjykata e Apelit është duke avancuar me një çështje, e cila do të shpallë përfundimisht mbylljen si të ligjshme apo jo.

“ERT” nuk transmeton më asnjë program dhe në frekuencat ku dikur ishte sinjali i Televizionit Publik Grek, tashmë shfaqet vetëm lajmërimi “nuk ka kanal”.

Nëse asnjë marrëveshje nuk do të arrihet për të ardhmen e “ERT”-së, Greqia mund të zhytet në një krizë të re politike dhe nevojën për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, një mundësi që do të dëmtonte rëndë shpresat europiane për rikuperim ekonomik.

Top Channel