Serbia do të marrë nga Banka Evropiane për Investime një hua prej 500 milionë eurosh në mbështetje të zhvillimit të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatorja e Bankës Kombëtare të Serbisë, Jorgovanka Tabakoviç, në kuadër të një konference që po mbahet në Malin e Zi.

E cituar nga mediat serbe, Tabakoviç ka deklaruar se, huaja në fjalë tregon se sistemi bankar serb është i qëndrueshëm. “Kjo do të thotë se Serbia gëzon besimin dhe është një vend i mirë për investime”, ka thënë ajo.

Në Beçiç të Malit të Zi janë mbledhur ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të ndryshme të Ballkanit, për të diskutuar mbi masat që duhen për t’i bërë ballë krizës.

Top Channel