Rama: Status të veçantë për Krujën

20/06/2013 00:00

Në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste në Krujë, kryetari Edi Rama
theksoi se ky qytet historik i ka të gjitha Në Krujë, Edi Rama theksoi se qeverisja aktuale i ka bërë aq dëm këtij
qyteti, sa nuk ia bënë dot as gjithë pushtuesit ndër shekuj.

“Atë që Saliu i ka bërë Krujës, nuk ia kanë bërë dy sulltanë dhe tre rrethime për ta pushtuar. Atë që Saliu i ka bërë Krujës, duke i hapur nga të katër anët zgavra për t’i marrë gurët, duke i ngritur nga të katër anët tym për t’i nxjerrë gëlqeren, duke rrethuar nga të katër anët me fabrika që e gërryejnë dhe e ndosin, nuk mund t’ia bënte asnjë pushtues dhe asnjë armik i këtij vendi”, tha Rama.

Kryesocialisti premtoi nje status te veçante per Krujën.

“Do ta vendosim Krujën në një mbrojtje të posaçme dhe do të investojmë për Krujën, siç investohet për një pasuri të madhe kombëtare”, tha Rama.

Vota per socialistet, tha zoti Rama, eshte vote per te rilindur Krujen dhe gjithe Shqiperinë.

“Votoni për të mbrojtur historinë e Krujës, votoni për të mbrojtur këtë vend të shenjtë të historisë sonë”, tha Rama.

Sipas liderit te opozites, diferenca me demokratet eshte mese e qarte.

“Nëse ju njerëzit e Krujës e doni akoma pushtetin këtu në qafë dhe Krujën përtokë vazhdoni me 4-rat dhe 4 do të keni. Në qoftëse ju njerëzit e Krujës e doni qeverinë në krah dhe Krujën në majën që i takon, kujtoni 44, votoni 29. Rilindje!” tha Rama.

Top Channel