Donald Lu, ambasadori i ri amerikan në Tiranë

21/06/2013 00:00

Ndryshe nga e shkuara kur emri ambasadorit të ri amerikan në Tiranë
është bërë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kësaj here lajmi
është dhënë jo zyrtarisht nga autoritet shqiptare.

SHBA kanë zgjedhur si përfaqësues të presidentit Obama në vendin tonë diplomatin Donald Lu aktualisht shef i misionit diplomatik në Neë Delhi, Indi.

Bie ne sy fakti qe lajmi eshte bere public nga Ministria e Puneve te Jashtme Shqiptare dhe vjen vetem dy dite perpara zgjedhjeve, nderkohe qe kerkesa për akreditim të ambasadorit të ri ka mberritur me shume se nje jave me pare.

Ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë lidhet me mbarimin e mandatit nga ambasadori Arvizu, i cili e nisi misionin e tij diplomatit 3-vjecar në Shqipëri në vitin 2010. Zoti Lu ka lindur në Huntington Beach, California. Është graduar në ‘Princeton University’ në fushën e arteve dhe pas ka kryer masterin për marrëdhënie ndërkombëtare. Karriera e tij diplomatike në DASH ka nisur në vitin 1990 duke shërbyer në Pakistan, Indi, Gjeorgji, Kirgistan, Azejbaxhan dhe Uashington.

Top Channel