Ka shkuar në 16 bilanci tragjik I një aksidenti rrugor në Malin e Zi, ndërsa katër persona janë në gjendje kritike për jetën, pasi një autobuz me turistë rumunë përfundoi në një humnerë gjatë së dielës.

31 persona të tjerë u plagosën, kur autobuzi doli nga një rrugë malore, teksa po udhëtonte në rrugën kryesore Podgoricë-Kolashin.

Arsyet përse autobuzi nuk arriti të frenonte në daljen nga tuneli janë aktualisht objekt hetimi, por fakti që aksidenti ndodhi në kushtet e mjegullës dhe një shiu të dendur ka bërë mediat vendase që të spekulojnë për për një gabim njerëzor.

Një aksident për dinamika i ngjashëm me atë të Himarës, në vitin 2012, ai në fqinjin tonë verior ka mobilizuar të gjithë Malin e Zi, i cili aktualisht është duke konsideruar disa oferta për ndihmë, nga vendet të tjera ballkanike dhe europiane.

Top Channel