Qeveria e re greke do të betohet ditën e martë, pasi dalja e një aleati nga kabineti gjatë javës së shkuar bëri të detyrueshme një seri ndryshmesh.

Në bazë të ristrukturimit të ri të qeverisë, do të jenë tashmë vetëm konservatorët e Nea Democratias dhe të majtët e PASOK ata që do të udhëheqëin fqinjin tonë jugor, të zhytur në një krizë të thellë shumëvjeçare ekonomike.

Kjo lëvizje e re i jep PASOK-ut katër ministri, midis të cilave edhe ministrinë e Jashtme Greke, që do të drejtohet nga lideri i socialistëve, Evangelos Venizelos.

Ishte DIMAR e qendrës së majtë, e udhëhequr nga Fotis Kouvelis, ajo që më parë gjatë qershorit braktisi qeverinë, për shkak të debatit që krijoi vendimi i Athinës zyrtare për mbylljen e Televizionit Publik Grek “ERT”, në kuadrin e reformave të shëndoshjes së financave publike.

Top Channel