08:00 Serial "Komploti" R
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Abuzime në ministrinë e Kserës
27/06/2013

Abuzime në ministrinë e Kserës
Pas një auditimi në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kontrollli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale 4 zyrtarë të kësaj ministrie.

Pas auditimit të kryer KLSH ka dal në përfundimin se nga parregullsitë e konstatuara, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm me vlerë 23.7 milion lekë.

Pas këytre konstatimeve KLSH ka bërë katër kallëzime penale në Prokurori për veprat penale, "Shpërdorim i detyrës", "Falsifikimit të dokumenteve", "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën", "Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike" për çështje dhe drejtues  përgjegjës, ndër të cilët Drejtori i Kabinetit të Ministrit, Këshilltari i Kabinetit të Ministrit dhe Drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse.

Vlen të theksohet se një prej personave ndaj të cilëve është depozituar kallëzimi, është Këshilltari i Kabinetit të Ministrit Theofanis Kaliviotis, i denoncuar muaj më parë si pjestar i “Agimit të Artë”.

Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se për të mos ndikuar në zgjedhjet e 23 qershorit, vendosi ta bëjë publik auditimin pas përfundimit të proçesit zgjedhor.

/ Top Channel









Më shumë nga Aktualitet
Elbasani në emergjencë nga ndotja
Megjithë apelin e bërë në media për ndotjen alarmante që shkakton djegia e mbeturinave urbane në qytetin e Elbasanit, situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Tashmë djegjet vazhdojnë natën edhe ditën.
Plazhet e ndotura nga ujërat e zeza
Numri i kufizuar i tualeteve publike, si dhe derdhja e ujërave të zeza në zona të ndryshme të Adriatikut vijon të shkaktojë ndotje detare dhe infeksione të lëkurës te pushuesit.
Braçe akuzon sërish Fullanin
Pas 7 arrestimeve të një dite më parë për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë ka reaguar deputetit Erjon Braçe.
Anti-duhani, ligji po zbatohet
Ligji i ri anti-duhan duket se këtë radhë do të zbatohet. Kur ka vetëm një javë që ky ligj ka hyrë në fuqi, të gjitha subjektet private dhe ato publike janë duke respektuar ligjin, duke mos lejuar që në ambientet e brendshme të tyre të konsumohet duhan.
Ndërtimet pa leje, vazhdojnë aksionet
Policia e Shtetit ka deklaruar të premten se po vijon aksionet kundër ndërtimeve pa leje, të cilat janë shtrirë në të gjithë territorin e vendit, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës.


Lajmet kryesore

Abuzime në ministrinë e Kserës
Braçe akuzon sërish Fullanin
“Guvernatori gënjeu deputetët për inventarizimin fizik”
Ballkani, shpresë për fonde nga BE
PD sërish jashtë Kuvendit
Zbardhet lista anti-Portugali
Elbasani në emergjencë nga ndotja
Plazhet e ndotura nga ujërat e zeza
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Aksioni anti-droge, Vrasje, Irani, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.