Takimi i lamtumirës i Wolfarth

27/06/2013 00:00

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth organizoi një ceremoni pritje për gazetarët, diplomatët, politikanë dhe persona të tjerë publike për nder të përfundimit të mandatit të tij në Tiranë.

Në fjalën e tij zoti Wolfarth përshëndeti procesin zgjedhor duke e cilësuar dhe përgëzoi palët për pranimin e rezultatit.

“Më gëzon fakti për përfundimin me sukses të procesit zgjedhor. Gjërat po shkojnë mirë. Përgëzime dhe për pranimin e rezultatit. Më gëzon shumë fakti që shoh Shqipërinë në një shkallë më të lartë dinjiteti që më bën të ndjehem shumë mirë”, tha Wolfarth.

Ambasadori Wolfarth përfundoi mandatin e tij 3-vjecar në Tiranë dhe detyra e radhës e tij është në Kuvajt. Ndërkohë zyra e OSBE-së në Tiranë do të qendrojë përkohësisht pa titullar deri në momentin e caktimit të një emri tjetër prej OSBE-së.

Ndërkohë, mes të pranishmeve në ceremoni ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Nisur nga zhvillimet e fundit politike në vend, Basha u pyet nga gazetarët nëse do kandidojë për kreun e PD-së, pyetje që nuk mori përgjigje prej tij.

Top Channel