Operacion i CEZ-it në Gjirokastër

29/06/2013 16:40

Përfundimi i procesit zgjedhor ka vënë në aksionet ekipet e Cez Shpërndarje në qarkun e Gjirokastrës.

Sipas njoftimeve, punonjësit e kompanisë CEZ kanë ndërmarrë prej dy ditësh një operacion të gjërë për prerjen e lidhjeve të paligjshme, verifikimin e matësave dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik.

Aksioni është shtrirë në Përmet, Tepelënë, Gjirokastër e rrethina. Synimi i aksionit të CEZ është verifikimi i të gjitha lidhjeve, kapja dhe shkëputja e atyre të jashtëligjshme dhe vendosja përballë përgjegjësisë penale për shkelësit e ligjit.

Sipas CEZ, në qarkun e Gjirokastrës në 3-mujorin e fundit është rritur me 20 përqind faturimi i energjisë ndërsa do të verifikohen edhe ankesat e qytetarëve për mbifaturim apo shkelje të tjera me matësat prej punonjësve të kompanisë.

Top Channel