Xhiron e mediave greke po bëjnë prej të mërkurës në mbrëmje pamjet nga
fotografia familjare pas mini- samitit të udhëheqësve europianë në
Berlin për papunësinë e të rinjve në BE.

Pasi zbriti shkallet ne rrjeshtin e pare, kancelarja Merkel kerkoi dhe gjeti kryeministrin grek Andonis Samaras, duke e ftuar ate te zbrese nga shkallet e siperme dhe te qendroje pas saj. Ky veprim i Merkel qe ka thyer edhe protokollin eshte interpretuar si nje shenje simbolike e mbeshtjetjes qe i ben Gjermania perpjekjes se qeverise greke ne zbatimin e programit te veshtire te reformave.

Keshtu Samaras eshte fotografuar pas zonjes Merkel dhe shumica e mediave ne Greqi kane oret e fundit si titulli pikerisht fjalet e zonjes Merkel qe thote: Andoni eja prane meje per fotografine!

Por vete Kryeministri grek do te preferonte qe kjo mbeshtetje pertej simbolizmit te perkthehej dhe ne lehtesimin e kushteve te kreditoreve per Greqine, sidomos persa i perket strukturimit te sektorit publik dhe thithjes se paketave ekonomike qe do te sillnin investime te huaja duke hapur vende te reja pune.

Perfaqesuesit e kreditoreve qe ndodhen ne Greqi kane kritikuar Athinen se nuk ka zbatuar programin per reduktimin gradual te administrates shteterore, duke paralajmeruar se do te jete shume i veshtire levrimi i kestit te radhes prej 8.1 miliardë euro nga samiti i Eurogrupit qe do te zhvillohet te henen e ardhshme.

Ndersa partite opozitare ne Greqi kane ironizuar Kryeministrin qe shkoi ne Berlin per te marre pjese ne kete minisamit per papunesine, duke fajesuar znj Merkel dhe duke i kujtuar atij se Greqia ka numrin me te madh te te papuneve ne Europe bashke me Spanjen dhe mban rekord me 59.5% per te papunet deri ne moshen 25 vjec.

Top Channel